Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar pasditen e sotme në Gjakovë.
Një person ka sulmuar fizikisht gruan e tij duke e goditur me grushte dhe me kabllo.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orë 16:00 në Gjakovë.
I dyshuari gjendet ende në arrati pasi nga Policia thonë se është kërkuar por nuk ka qenë e mundur të lokalizohet.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Datë 09.01.2022, rreth orës 16:00, në Rr. “ Shotë Galica” -Gjakovë, i dyshuari (bashkëshorti) e kishte sulmuar viktimën (gruan), duke e goditur me grusht dhe kabllo, në pjesë të ndryshme të trupit, me këtë rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka ikur nga shtëpia. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar. Punëtori social ka qenë prezent gjatë procedimit të viktimës. Viktima është dërguar në shtëpi të sigurtë. I dyshuari është kërkuar por i njëjti nuk ka qenë e mundur të lokalizohet. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar. I dyshuari për momentin gjendet në arrati”- tha Gjurkaj. / arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...