Deputeti i Lëvisjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, gjatë seancës së fundit në Kuvendin e Kosovës ka kundërshtuar projektligjin të sponsorizuar nga Qeveria Kurti rreth fertilizimit me asistencë mjekësore.
Kundër Rrahmanit doli deputetja nga e njëjta parti, Saranda Bogujevci, deklarimi i secilës ngjalli shumë debat.
Së fundmi deputeti Eman Rrahmani ka reaguar përseri në Facebook, duke shpërndarë një postim të vitit 2020, nuk ka më mirë se të jesh prind, dhe duke e rishpërndarë aj sot ka thënë se ky ka qenë qëndrimi i tij publik para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve dhe si deputet, shkruan arbresh.info
“Ky ka qenë qëndrimi im publik para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve, dhe si deputet në dy legjislaturat e fundit. Ky do të jetë qëndrimi im edhe në të ardhmen, pra familje ku ka nënë, babë, gjysh, gjyshe…!” – ka shkruar Rrahmani.
lexo edhe:
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve- kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione