Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani tha se i vjen mirë kur e sheh që po dakordohen të gjithë subjektet politike sa i përket çështjes së personave me aftësi të kufizuar.
“ Po më vjen mirë që po dakrodrohemi të gjithë, që të paktën në legjislaturë të bëjmë disa ndryshime rreth nevojave të këtyre personave”, tha ai.
Deputeti kërkoi që të zbatohen këto ligje, duke shtuar se është e kotë të votohen nëse nuk respektohen.
“Kërkoj nga të gjithë që të shohim dhe të monitorojmë se sa po zbatohen këto ligje, duke qenë një kohë kogja të gjatë anëtar i komisionit për mbikëqyrje dhe financa publike më ka rastis që në çdo raport të auditimit, nuk është zbatuar ligji për personat me aftësi të kufizuar. Besoj se do të jetë e kotë të votohet çdo ligj për ta kur ato nuk respektohen as nga publiket e as nga privatet”, tha Rrahmani.
Ai tha asnjëri prej tyre nuk ka dhënë shembullin më të mirë, pasi ata duhet që të angazhohen nëpër institucionet publike, si në Kuvend, Qeveri, edhe si asistentë.
“Nëse e shohin angazhimin e njerëzve me aftësi në Qeveri në Kuvend, apo kudo, por që asnjëri prej nesh nuk ka dhënë shembullin më të mirë sa i përket kësaj çështje, çdo i 51-persona i punësuar minimalit duhet të jetë me aftësi të kufizuar, prandaj duhet të kthehen këto në praktikë ‘u shpreh deputeti./Arbresh.info/
KD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione