Gjatë këtij viti Forca e Sigurisë së Kosovës, pritet që të furnizohet me armatim që nuk i ka pasur deri më tani.
Në një intervistë për portalin arbresh.info Gjeneral-lejtnant Rrahman Rama tregon se kanë nënshkruar disa kontrata për të sjell furnizime të reja në FSK.
“Ne jemi në procesin e tranzicionit. Realisht e kemi një vit nga ndryshimet ligjore që kemi marr mandate dhe mision të ri. Kjo faza e tranzicionit ka qenë në kuptimin administrative. Të gjitha ndryshimet kanë të bëjnë me rregullore të ndryshme që japin mundësi të funksionimit të FSK. Në kuadër të kësaj ne kemi bërë disa kontrata që janë shumë të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve të reja”, tha ai.
I pyetur se a do të jenë të përfshirë edhe helikopterët në këto kontrata, Rama tha se kanë plane edhe për helikopterë, por nuk tregoi më shumë detaje.
“Ne kemi plan edhe për helikopter dhe shumë pajisje të tjera, jemi në proces por edhe ngritja e kapaciteteve trajnuese dhe kapacitetit të shtetit. Të gjitha këto kanë koston e vet dhe varet nga prioritete e shteti. Do ti kemi disa furnizime në këtë vit. Do të kemi furnizime të reja që s’ka pas FSK deri me tani”, tha ai./arbresh.info
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez