Analist Rrahman Paçarizi ka vlerësuar se LDK-ja nuk gjendet në një situatë të lakmueshme që të shkojë në procesin e zgjedhjeve të brendshme.
Sipas tij në një situatë të tillë ku zgjedhjet e përgjithshme janë të mundshme, LDK-ja duhet të tregohet e kujdesshme.
“LDK ende po shpreson se do të ketë zgjedhje të përgjithshme në Kosovë dhe nuk guxon të fragmentohen përmes zgjedhjeve të brendshme, sepse zgjedhjet brenda partisë gjithmonë krijojnë njëfarë fragmentimi”.
“Një marrëveshje ndërmjet nënkryetarëve apo kryesisë mund të jete e mirë nga njëra ane, por mund të shkaktojë pakënaqësi dhe sabotazh. Ajo që është më e rëndësishmja ku LDK-ja është fragjile, është sepse tani kjo parti është në cak të partive tjera në përpjekje për ta përçarë LDK-në andaj duhet të jetë në krye dikush që është përbashkues dhe që di të përballet”.
Paçarizi në një intervistë në Zona B përmendi disa kandidatë potencialë për kryetar të LDK-së.
“Fatmir Sejdiu është një zë interesant. Ai përfaqëson atë LDK-në e ish Presidentit Ibrahim Rugova, sepse ka qenë pjesë që nga fillimet e kësaj partie. Por, duket se e ka humb hapin e kohës. Nuk e shoh si kandidat për kryetar të LDK-së siç është tani”.
“Deklarata e Kujtim Shalës për tërheqje më çudit. Ai do të ishte një kandidat shumë serioz. Megjithatë në garë për të parin e LDK-së nuk merr fund gjithçka. Shala mund të jetë kandidat serioz i LDK-së në të ardhmen për kryeministër”.
“Isa Mustafa vazhdon të jetë një faktor mjaft i rëndësishëm – nuk e di nëse do të tërhiqet. Në qoftë se ai nuk tërhiqet të tjerët vështirë mund t’i kundërvihen”.
Paçarizi gjithashtu përmendi edhe Kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxhiri, që sipas tij gëzon mbështetje në gjysmën e Kosovës si dhe deputeten Vjosa Osmani, për të cilën tha se nuk i mungon guximi por se nuk gëzon mbështetje të mjaftueshme nga vetë partia.
Ai gjithashtu tha se e sheh mjaft të mundshme edhe zgjedhjen e Lutfi Haziri në krye të LDK-së.
“Lutfi Haziri me tërheqjen e kandidaturës në zgjedhjet e kaluara e ka dëshmuar një frymë të tolerancës. Haziri e tha se do të kandidojë nëse nuk ka marrëveshje – përveç nëse kandidimi i tij është pjesë e ndonjë marrëveshje. Këtë legjitimitet ja kanë dhënë njohja shumë e mirë e politikës së Kosovës, ai hyn në mesin e maratonistëve të LDK-së, mbështetja në Anamoravë si dhe ka raporte shumë të mira me shtyllën e LDK-së. Kandidatura e tij mund të jetë shumë e mundshme edhe përmes një marrëveshje”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...