7 Marsi i gjenë të zhgënjyer mësimdhënësit në ditën e tyre. Kështu thotë për Arbresh.info, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj .
“Ky 7 Mars fatkeqësisht punëtorët në arsim dhe vetë arsimin nuk i gjen në gjendjen e dëshiruar, mësimdhënësit i gjen të zhgënjyer. Fillimisht me ligjin e pagave është atmosferë sepse sot ata do të bëjnë aktivitete kushtuar kësaj data të madhe , nga ana tjetër SBASHK dje edhe sot ceremoni festive duke shprehur respekt për kolegët tanë që janë pensionuar nga marsi i vitit të kaluar deri në këtë mars për të ju thënë faleminderit për gjithë punën e bërë”, tha Jashari.
Kurse për arritjet në fushën e arsimit, Jasharaj thotë se ka pasur arritje, por nuk janë ato të priturat.
“Po ka pas arritje dhe po them arritjet nuk janë ato të priturat, sepse ne nuk dëshirojmë të jemi mbrapa botës, e kemi punën keq punën me testin PISA jemi tepër të pakënaqur dhe ndjejmë dhembje, por për të ndryshuar arritjet në testin pisa shkolla duhet të jetë e shekullit 21 dhe pastaj të gjithë bashkërisht të të ia japim m dorën njëri tjetrit që të angazhohemi të gjithë së bashku që ta kemi një rezultat krejt tjetër e jo ta ulim kokën sa herë vjen rezultati i këtij testi”, u shpreh kreu i SBASHK-ut”, shprehet Jasharaj.
Kushtet e punës për mësimdhënësit duhert të ndryshohen dhe të ketë më shumë bashkëpunim mes prindërve, MASHT-it, dhe SBASHK-ut.
“Fillimisht unë mendoj që duhet ndryshuar kushtet e punës, të ketë laptopë dhe projektor më shumë, të mos përsëritet gabimi i vitit shkollor kur Nagavci bëri një eksperiment me tekstet shkollore, nga ana tjetër të kemi bashkëpunim, prindërit ta thonë fjalën e vet MASHT-i fjalën e vet dhe SBASHK-u fjalën e vet, dhe ajo që duhet bërë është që të kemi inspektor profesional dhe ata të shohin se si është duke punuar një mësues e gabimet eventuale që vërehen të këshillojë që të mos i përsëritin më duke e mbështetur mësuesin me kushte pune duke e entuziazmuar me një pagë më dinjetoze, ne do të kemi një arsim krejt tjetër”, thotë ai.
Përkundër paknaqësive, Jasharaj pohon se për momentin nuk ka ndonjë iniciativë nga SBASHK.
“Unë asnjëherë nuk mund të deklarohem prerazi për grevë nga e unë nuk mund të vendos, po them që zhgënjimi është tepër i madh, ata janë të zhgënjyer dhe deri tani nuk ka pas kërkesa për ndonjë veprim sindikal, por po ndodhi që punëtorët e arsimit që janë anëtarë të SBASHK-u, adresojnë te ne ndonjë iniciativë e imja është që të jeni përballë çdo kërkesë të tyre, qoftë në të ardhmen edhe kërkesa për protesta në kryeqytetin e republikës”, thekson ai.
Ai ua uron të gjithë mësimdhënësve Ditën e Mësuesit, duke i përgëzuar për punën që bëjnë, dhe lutur që të japin maksimumin, pasi e kanë obligim ndaj atdheut.
“Urimi im për Ditën e Mësuesit është që ata janë pishtar të dijes i përgëzoj për punën që po bëj. Apeloj përmes kësaj media që punëtorët e arsimit ta japin maksimumin sepse e kanë obligim ndaj atdheut. Ndërsa qeverisë i drejtohem me apelin nga zemra që ta bëj arsimin e Kosovës të shekullit të 21 -të dhe të ketë dialog me ne sepse bashkërisht mund ti zgjedhim të gjitha s brengat që i kemi në arsim”, shprehet Jasharaj.
Ndryshe, sot, në mbarë trevat shqiptare shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Kjo ditë lidhet me kohën kur më 7 mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.
Shkolla qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...