Google ADS

Rrahje në Prishtinë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

21:48 | 20 Korrik 2020
L G

Disa persona janë përfshirë në një përleshje në Prishtinë.

Motivet e kësaj përleshje nuk dihen, mirëpo Policia e Kosovës bën të ditur se ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe  ka evidentuar disa dëshmi lidhur me rastin.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë arbresh.info se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën Fehmi Agani.

Ai ka bërë të ditur se nuk ka të arrestuar në këtë rast dhe se të dyshuarit janë identifikuar përmes targave të veturës dhe policia është në ndjekje të tyre.

“Me datë 20.07.2020 rreth orës 20:40 kemi pranuar informatën se në Rr. “ Fehmi Agani” në Prishtinë është duke ndodhur një rrahje në progres, Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka evidentuar disa dëshmi lidhur me rastin. Bazuar ne informacionet fillestare te dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, targat e te cilit janë të ditura për Policinë dhe njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime intensive per identifikimin dhe arrestimin e personave te dyshuar të involvuar ne këtë incident”, ka thënë Hoxha./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme