Rrahje në Prishtinë, arrestohen 6 persona – konfiskohet një armë zjarri
Sot, njësitë policore si rezultat i implementimit të një plani operativ në terren, kanë arritur të sigurojnë informacione se në një parking në Prishtinë gjendet një veturë e dyshuar në të cilën ndodhet një armë zjarri, me ç’rast zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku si rezultat në të njëjtin lokacion kanë hasur në një rrahje mes disa personash.
“Lidhur me rastin janë thirrur në asistencë edhe njësi të tjera për intervenim, ku si rezultat janë shoqëruar në stacion policor gjithsej 6 (gjashtë) persona të dyshuar, të cilët më pas janë intervistuar. Po ashtu është bërë edhe kontrolli i veturës së dyshuar, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri, si dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar pronar i automjetit të lartcekur, është gjetur dhe është konfiskuar një thikë dhe një fishek”, njofton policia.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent ku ndaj personave të dyshuar të lartcekur janë iniciuar rastet ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’, ku 4 nga 6 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?