Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një rrahjeje mes disa personave në një nga pishinat e Istogut.
Rastin për Arbres.info e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Driton Rugova.
Rugova bëri të ditur se një nga personat e dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
“Pas orës 17:00 policia ka pranuar informatën se në një nga pishinat në Istog ka ndodhur një rrahje. Dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF-në në Istog e pastaj edhe në spitalin rajonal në Pejë, ku pas trajtimit janë liruar. Një person është arrestuar dhe ndaluar me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë . I njëjti gjatë ikjes kishte shkaktuar aksident trafiku, por është kapur më pas nga policia. Derisa edhe disa persona të tjerë të dyshuar, janë në kërkim policor”, tha Rugova./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...