Katër persona janë dërguar për në spital pas përleshjes që ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
“Sonte rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën ‘Bedri Gjina’ në Mitrovicë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në informacionet e para dyshohet se katër persona të përfshirë në përleshje janë lënduar dhe të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor. Njësitet përkatëse policore janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”.
Më herët nga media lokale Ditori.com ishte raportuar se si pasojë e përleshjes dy persona janë dërguar për trajtim në spital.
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...