Janë raportuar dy raste të rrahjeve në mes të zyrtarëve komunal në dy komuna, shkruan arbresh.info.
Një zyrtar për mërgatë në Drejtorinë e Kulturës në komunë e Suharekës është arrestuar gjatë ditës së djeshme.
I njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një zyrtare në Drejtorinë e Urbanizmit, e cila pas sulmi ka pranuar edhe tretman mjekësor
Po ashtu edhe një femër zyrtare në komunën e Skenderajt ka raportuar në polici së është sulmuar nga një koleg i saj.
Rastet në raportin e PK-së:
“Suharekë 12.05.2022 – 14:30. I dyshuari mashkull kosovar zyrtar për mërgatë në Drejtorin për Kulturë, pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare zyrtare në Drejtorin e Urbanizmit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të procedurë të rregullt”
“Fsh. Kosterc, Skenderaj 11.05.2022 – 14:10. Viktima femër kosovare zyrtar në Komunën e Skenderajt, ka informuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i të njëjtës Komunë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”/arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...