Rrahje në mes të protestuesve dhe Policisë në Mramor

13:01 | 15 Korrik 2018
Arbresh.info

Në fshatin Mramor, sot u mbajt protesta e paralajmëruar nga banorët e këtij fshati.

Kjo protestë po mbahet për shkak të vonimit të zgjerimit të rrugës (unazës) në pjesën e Liqenit të Badovcit dhe fshatrave Mramor e Grashticë.

Banorët e këtyre fshatrave thonë se kjo rrugë është premtuar të zgjerohet para zgjedhjeve të qershorit, por një gjë e tillë nuk po ndodhë.

Express mëson se kjo protestë ka eskaluar, pasi që disa persona janë përleshur në mes vete, ndërkohë që ka ndërhyrë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, e cila ka arrestuar katër persona.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme