Google ADS

Rrahje mes zyrtarevë në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë

08:34 | 28 Prill 2022
S D

Policia njofton për rrahje mes dy zyrtarëve të gjykatës në Pallatin e Drejtësisë. Rasti është hapur si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas raportit të policisë rrahja ka ndodhur dje rreth orës 15:10, ku thuhet se referenti ka sulmuar fizikisht administratorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Pallati i Drejtësisë, Gjykata themelore, Prishtinë 27.04.2022-15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar referent, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar administrator në Gjykatën Themelore Prishtinë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-sw./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme