Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një person.
Në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se i arrestuari dyshohet se ka sulmuar.
Njoftimi i plotë:
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje me datën 22.02.2022 rreth orës 18:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Astrit Bytyqi’’ në Ferizaj është një rast i sulmit .
Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet G.L (M/K) i moshës 25 vjeçar, përsëritës i rasteve të dhunës në familje, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte sulmuar vëllain e tij me inicialet A.L ( M/K) i moshës 21 vjeçar.
Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. Rasti është cilësuar ‘’Sulm’’, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...