Rrahje mes dy grupeve në Ferizaj, 6 të lënduar dhe 4 të shoqëruar në polici

10:03 | 9 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Gjashtë persona të ndarë në grupe në Ferizaj, janë rrahur mes vete.

Sipas Policisë së Kosovës, lëndime trupore kanë pësuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rrahje.

Poashtu 4 persona janë ndalur nga policia.

“Rr. Isamail Raka, Ferizaj, 08.111.2021-20:00. Gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë, të ndarë në dy grupe, për motive të panjohura janë përfshirë në një përleshje (rrahje) në mes veti. Si pasojë e përleshjes, lëndime kanë pësuar të gjithë të dyshuarit për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor. Me aktvendim te prokurorit kujdestar, katër (4) prej te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme