Disa persona janë rrahur mes vete dje në një restorant në Suharekë, ku për pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Policia ka bërë të ditur se të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore, ndërkaq gjashtë të dyshuar janë intervistuar, derisa pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.
Një nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Skënderbeu, Suharekë 11.01.2024 – 10:30. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave në një restorant. Tre viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë intervistuar. Me vendim të prokurorit pestë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin e Policisë./Arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...