Tensionet ndërmjet dy krahëve të Vetëvendosjes duket se ka eskaluar edhe në sulme fizike. Egzon Azemi mesnatën e të shtunës ka sulmuar fizikisht një anëtar të Partisë Social Demokrate që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.
Kjo është konfirmuar edhe nga anëtari i PSD-së, Nol Nushi.
Nushi është shprehur i bindur se deri te sulmi ka ardhur për shkak të rrethanave politike. Pra pas largimit të të pakënaqurve.
Madje sipas Nushit, Egzon Azemi ka gjasa të ketë qenë edhe i dehur.
“Jo mua nuk më ka sulmuar, por një anëtar të partisë tonë. Nuk ka pas asnjë arsye asnjë konflikt paraprak. Besoj që ka qenë edhe nën ndikim të alkoolit natën vonë, edhe ka ndodhur për shkak të kësaj gjuhës së urrejtjes që është mbjellur ndaj të pakënaqurve”, ka thënë Nushi për lajmi.net.
Ai ka bërë të ditur se rasti është raportuar në Polici.
“Rasti është në Polici dhe po presim që policia të merret. Jam i sigurt që ka të bëjë me zhvillimet politike, pasi s’ka pasur asnjë arsye tjetër”, tha tutje Nushi, që është edhe asambleist në komunën e Prishtinës.
Ende nuk është bërë e ditur se cili anëtar i PSD-së është sulmuar.
Gazeta Express ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, dhe ata kanë udhëzuar që informatat mund të merren në raportin 24 orësh.
Por në raportin e Policisë gjatë ditëve të kaluara nuk është raportuar asnjë incident i tillë.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...