Një rrahje masive ka ndodhur dje në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisië. Nga ky rast, kanë mbetur të lënduar shtatë persona, dy prej të cilëve kanë lëndime më serioze dhe dyshohet se kanë plagë nga thika.
Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas Policisë, për këtë rast janë arrestuar pesë të dyshuar.
“Fshati Sllatinë e Epërme, Viti 22.10.2020 – 12:50. Raportohet se janë arrestuar pesë të dyshuar m/k pasi që pas një mosmarrëveshje kishte ardhur deri te një rrahje masive mes disa personave me ç’rast 7 prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe se njëri prej tyre ka lëndime më serioze dyshohet të ketë plagë nga thika i cili është duke u trajtuar në QKUK, Prishtinë , të tjerët janë duke u trajtuar në emergjencën e Gjilanit.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit 4 prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i 5-të është në tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë”, thuhet në raport.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik