Një rrahje masive ka ndodhur dje mes dy grupeve në Gjakovë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 01:30, në rrugën “Martirët e Lirisë”.
Lidhur me rastin, janë arrestuar dy persona.
Kështu ka deklaruar për Arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj deklaroi se policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa prova.
“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, dhe hetimeve të zhvilluar janë gjetur dhe sekuestruar: një fishek, një karikator dhe një thikë”.
“Hetimet janë në proces për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Elezaj./Arbresh.info
SHBA, përkrahje me kusht qeverisë së ardhshme të Sirisë
Osmani takon mikun e shqiptarëve në Washington, Pete Session...
UEFA e gjobit FSHF-në pas incidenteve në ndeshjen ndaj Çekis...
Gjesti puth Rovenën, ja reagimi i Xhenetës
Bislimi priti në takim përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëta...
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Gjykatës Supreme takohe...