Google ADS

Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

11:06 | 22 Mars 2023
Diellza Gashi

Tre persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, të hënën në rrugën “Astrit Rushiti” është raportuar për shtënie me armë zjarri nga tre persona, shkrun arbresh.info.

I lënduari është goditur me mjet të fortë dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Po ashtu në vendin e ngjarjes njësit policore kanë konfiskuar një karikator me katër fishekë të cal.7.62 mm, një gëzhojë dhe një fishekë të pa shkrepur.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme