Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka raportuar për një vepër penale “Dhunë familjare”, që ka ndodhur dje në Gjakovë.
Në këtë përleshje, janë përfshirë 5 të dyshuar, derisa tre nga ta me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Gjakovë, 14.10.2020-13:50. Janë arrestuar pesë të dyshuar, tre meshkuj kosovarë dhe dy femra shqiptare shtetase të Shqipërisë, pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur.
Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa të dyshuarat lirohen me procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën
Lamborghini me shitje rekord në 2024