Në media sot është raportuar për një rrahje në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Lidhur me këtë ka folur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i cili tha se janë duke i marrë informatat dhe nuk mund të jap më shumë informacione.
“Informatat jemi duke i marrë, faktet jemi duke i kontrollu. Besoj që edhe policia po e kryen pjesën e saj të punës që është shumë e rëndësishme në këto raste. Nuk muj me dhan më shumë informata sepse edhe unë jam tu i marr ato informata në çdo minutë e në çdo orë që po kalon tashmë.”, ka thënë ai.
Megjithatë ai theksoi se dhuna është e patolerueshme dhe askush nuk ka të drejtë të përdorë dhunë pa marrë parasysh kontekstin
“Përveq çka e di me siguri që dhuna ose sulmi fizik janë të papranueshme, të patolerushme dhe absolutisht të dënushme. Askush pa marrë parasysh kontekstin, rrethanat, arsyet prapa nuk ka të drejtë të përdorë dhunë ndaj dikujt tjetër sidomos në institucionet e shtetit. Kështu që në momention që kemi informata të sakta se çfarë ka ndodhur do të marrim të gjitha informatat e nevojshme”, u shpreh ai.
Lidhur me rastin, Arbresh.info ka kontakuar edhe Policinë e Kosovës por nuk ka pranuar ende përgjigje./Arbresh.info/
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...