Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas raportimeve se është rrahur brutalisht nga Shërbimi Sekret i Serbisë (BIA), pas deklarimeve të tij rreth kërkimfaljes për krimet e shtetit serb në Kosovë.
Kusari-Lila me anë të një postimi në “X”, ka thënë se Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, po përdorë metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve, shkruan Arbresh.info.
“Drejtpërsëdrejti nga libri i lojërave të Millosheviçit, Aleksandar Vuçiq, fmr Ministër i regjimit të Millosheviqit duke aplikuar metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve të Serbisë ndaj Kosovës.”, ka shkruar ajo.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se Vuçiq është një shekull larg pranimit të së vërtetës së krimeve të kryera, ndërkohë që siç thotë ajo, rrezikon ekzistencën e atyre që e bëjnë këtë./Arbresh.info/
Straight from Milosevic’s playbook, Aleksandar Vucic, fmr Minister of Milosevic regime applying brutal methods to those admitting the truth of 🇷🇸’s crimes in 🇽🇰
Vucic is century away from accepting the truth of committed crimes, while endangers the existence of those who do ⬇️ https://t.co/YtUKOj8sK1— Mimoza Kusari 🇽🇰🇺🇦 (@mimozakusari) January 4, 2024
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...