Rrahim Pacolli ka reaguar pas anulimit të lejes për tu kthyer në vend politikanit Behgjet Pacollit.
Ai thotë se kjo është e padrejtë dhe se po bëhet për qëllime politike, transmeton portali arbresh.info.
“Pas dy muajsh karantinimi së bashku me familjen tij në Zvicër, nën asistencën shëndetësore, Behgjet Pacollit, nuk i lejohet të kthehet në Kosovë. Kjo është e padrejtë dhe po bëhet për qëllime politike”, shkruan Rrahim Pacolli.
Tutje ai thotë se mohimi për të përfaqësuar popullin në Kuvend është i papranueshëm.
“Behgjet Pacolli është i zgjedhur nga populli të përfaqësojë atë në Kuvend dhe mohimi i kësaj të drejtë është i papranueshëm. E aq më keq, që ai edhe e ka votuar këtë qeveri, pa asnjë kusht, vetëm pse ka besuar që do të qeverisë drejtë dhe për të mirën e vendit. Akti ndaj tij, është në kundërshtim me gjithë ligjet ndërkombëtare, madje dhe me vendimin e fundit të Gjykatës kushtetuese. Rr.P”, përfundon ai shkrimin e tij./arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...