Sipërmarrësi kosovar, Rrahim Pacolli ka reaguar për vrasjen e tetë vjeçarit në Fier të Shqipërisë.
Ai ka thënë se ky rast ka qenë tronditës. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se ky rast duhet të alarmojë institucionet në Shqipëri dhe kryesi i këtij krimi makabër duhet të dënohet.
Postimi i plotë:
Vrasja e Mateos tetë vjeçar ditën e djeshme në qytetin e Fierit, nga një person me precedentë penalë, na ka tronditur të gjithëve. Kjo ngjarje duhet të alarmojë përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri, dhe të ndëshkojnë kryesin e këtij krimi makabër. Mateo ishte një fëmijë i pafajshëm.
Ndëshkimi më ekstrem i drejtësisë do të duhej të ishte e vetmja mundësi për recidivistë të tillë.
Bashkndjejmë dhimbjen me familjen e engjullit të vogël, Mateo, dhe lusim Zotin t’i lehtësojë vuajtjet në këto momente aq të rënda. RrP./arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...