Google ADS

Rrahim Pacolli uron miratimin e Ligjit për Gjuhën Shqipe, ia tregon vendin Gruevskit

19:08 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli ka uruar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferin si dhe shqiptarët për kalimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe, shkruan arbresh.info

Me këtë rast Pacolli ia ka treguar vendin ish kryeministrit Nikolla Gruevskit për të cilin ka thënë se nuk e ka vendin në politikë një njeri përçarës si ai.

Lexoni të plotë shkrimin e tij:

Urime kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë z. Talat Xhaferi dhe urime gjithë shqiptarëve për miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe.

Gruevski, ky njeri apatrid të mos e kruajë shumë me shqiptarët, sepse nuk ia qet. Le të gjejë një strofull ku të futet, se vendin në politikë një njeri i tillë përçarës e nxitës i urrejtjes nuk e ka.

Duhet ta kuptojnë të gjithë se Gjuha Shqipe legjitimisht do të flitet në të gjitha viset shqiptare. Rr.P

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme