Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është votuar si Zv. President i Internacionales Socialiste.
I pari që ka uruar atë është kreu i delegacionit për Kartonin e Gjelbër në bisedimet në Bruksel, Rrahim Pacolli.
Ai ka thënë se beson që këtë detyrë Rama do ta kryej me përpikëri dhe përgjegjësi.
Lexoni të plotë shkrimin e tij:
“Zgjedhja e kryeministrit shqiptar Edi Rama si Zv. President i Internacionales Socialiste është një gjë shumë e qëlluar. Besoj se ai do ta kryej detyrën e tij me përpikëri dhe me shumë përgjegjësi. Gjithashtu, ky është një lajm i mirë për Partinë Socialiste. Urime Edi Rama dhe PS. Rr.P”, (sic)./Arbresh.info
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin