Drejtori i portalit arbresh.info, Rrahim Pacolli ka uruar me rastin e Ditës së Flamurit.
Kjo festë e gjen kombi shqiptar të pikëlluar nga humbja e jetëve në tërmetin vdekjeprurës në Shqipëri, thuhet në shkrimin e z. Pacollit.
Prandaj me këtë rast me mendje dhe zemër jemi me bashkëkombësit tanë në shtetin amë, citohet të ketë thënë ai.
“Festa e 28 nëntorit na gjen të pikëlluar me humbjen e jetëve nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri. Prandaj sot me mendje dhe zemër jemi me bashkëkombësit tanë në shtetin amë. Uroj që kjo të jetë tragjedia e fundit që prekë popullin shqiptar. Urime Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo gjinden, në çdo cep të botës. Të ndarë në shumë shtete, por të bashkuar rreth një flamuri, gjuhe dhe një gjaku! RrP”, shkruan Pacolli në Facebook.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...