Drejtori i portalit arbresh.info Rrahim Pacolli ka kërkuar që të hapen kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Gjithashtu ai në një shkrim në “facebook” kërkoi që të hiqen të gjitha barrierat mes dy vendeve.
Tutje Pacolli thotë se duhet marrë mësim nga zhvillimet e fundit në politikë dhe të bashkohen të gjithë.
Ky është shkrimi i tij:
Në kohën kur BE-ja ka hapur kufijtë mes vete, njësoj duhet të bëjmë edhe ne.
U bëj thirrje Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të hapin kufijtë për të dyja palët që të lëvizin qytetarët lirshëm. Tani më shumë se kurrë duhet të jemi më unik si popull.
Të hiqen të gjitha barrierat mes nesh, sepse është koha që ndihmojmë njëra – tjetrën edhe ekonomikisht.
Duhet të marrim mësim nga situata politike e krijuar ditëve të fundit dhe të bëhemi të gjithë bashkë, sepse bashkë jemi më të fortë. RrP./arbresh.info/
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës