Google ADS

Rrahim Pacolli takon ministrin Lekaj, diskutojnë për infrastrukturën në Kosovë

16:33 | 23 Prill 2018
M. A.

Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli, gjatë ditës së sotme është takuar me Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit infrastrukturore në Kosovë, shkruan arbresh.info

Me theks të veçantë, Pacolli përmes një postimi në Facebook tregon se biseduan për fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Deçan- Plavë.

Postimi i plotë i Rrahim Pacollit në facebook:

Sot kisha një takim miqësor me Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj, me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit të infrastrukturës rrugore në Kosovë. Gjatë takimit u bisedua edhe për fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë dhe për rrugët regjionale të Kosovës. Poashtu, u vlerësua se duhet ndryshuar plani i rrugës së “Veternikut” në interes të pjesëmarrësve në komunikacion dhe të përfundohet riparimi i saj sa më parë. RrP

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme