Google ADS

Rrahim Pacolli takon ministrin Gashi, diskutojnë për zhvillimet e sigurisë në Kosovë

12:13 | 24 Prill 2018
Arbresh.info

Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli, gjatë ditës së sotme është takuar me Ministrin e Punëve të Brendëshme Bejtush Gashi, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, shkruan arbresh.info.

Në këta takim u tha se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në çështjen e sigurisë, dhe sundimit të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe sigurisë.

Statusi i plotë:

Sot, isha për vizitë te Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, me ç‘rast i urova punë të mbarë për pozitën e sapo pranuar. Me ministrin Gashi biseduam për zhvillimet e sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. U pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në çështjen e sigurisë, dhe sundimit të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe sigurisë. Për çështjen konkrete të sigurisë, ministri u zotua, se do të angazhohet në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që ka. RrP

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme