Google ADS

Rrahim Pacolli: Sot doli në pah tmerri që e quajmë sistem i drejtësisë në Kosovë

12:45 | 24 Tetor 2019
Arbresh.info

Drejtori i portalit arbresh.info Rrahim Pacolli ka komentuar raportin e ekspertizës zvicerane lidhur me Astrit Deharin.

Ai ka thënë se sot ka dalë në pah tmerri që e quajmë drejtësi në Kosovë dhe bëri thirrje që të hetohet rasti e të sillen para drejtësisë ata që kanë gisht në vrasjen e Deharit.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Sot doli në pah tmerri që e quajmë sistem i drejtësisë në Kosovë

Ekspertiza ligjore e ardhur nga Zvicra lidhur me rastin e Astrit Deharit vuri në pah tmerrin me të cilin ka kohë që po përballen qytetarët e Kosovës që e quajmë sistem të drejtësisë.

Vetëm mendimi se një i ri mund të jetë vrarë në vendin që do të duhej të ishte më i sigurtë, e që nga raporti zviceran del të jetë ashtu na lë me frikë çka mund të ndodhë me të tjerët.

Bëj thirrje që të hapen sa më parë hetimet për vrasjen e dyshuar të Astrit Deharit dhe të sillen para drejtësisë ata që kanë gisht.

Ajo që i ndodhi z. Dehari tregon dështimin e sistemit në Kosovë dhe që thuajse e vendos tek vendet totalitare ku njerëzit për arsye politike zhduken e vriten.

Sa më parë të vendoset drejtësia për Astritin e të tjerët, t’i kthehet besimi qytetarëve tek shteti i Republikës së Kosovës. RrP

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme