Pacolli u bën thirrje organeve të rendit të marrin masa në evitimin e aksidenteve

18:33 | 8 Korrik 2018
Arbresh.info

Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së një familje të tërë në aksidentin në Duhël, shkruan portali arbresh.info.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes dhe të respektohen rregullat e komunikacionit.

Gjithashtu Pacolli u ka bërë thirrje organeve të rendit të marrin masa për evitimin e aksidenteve që po u kushtojnë me jetë njerëzve.

Lexo të plotë shkrimin e tij:

Lajmi për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën një familje e tërë, është lajm i dhimbshëm për shoqërinë kosovare.

Lus bashkëkombësit e mi që të kenë kujdes me vozitjen dhe respektimin e rregullave të komunikacionit, organet e rendit të marrin masat e nevojshme me qëllim të parandalimit dhe evitimit të aksidenteve që po iu kushtojnë jetëra njerëzish shoqërisë tonë! RrP/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme