Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli ka përshëndetur arrestimin e drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq.
Pacolli ka thënë se si parti dhe pjesë e qeverisë Haradinaj e mbështesin në tërësi veprimin e institucioneve në sundimin e ligjit.
Nga të përfshirët në aksionin e sotëm z. Pacolli në veçanti ka përgëzuar njësinë speciale ROSU për profesionalizmin e treguar sot.
Lexojeni të plotë shkrimin e Rrahim Pacollit në Facebook:
Si parti politike dhe pjesë e Qeverisë Haradinaj në tërësi e përkrahim dhe mbështesim veprimin e institucioneve të Kosovës në sundimin e ligjit.
E përgëzojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme, drejtorin e Policisë së Kosovës, posaçërisht e përgëzojmë për profesionalizmin e treguar Njësitin Special ROSU dhe të gjitha njësitet tjera të cilat kanë vepruar sot në veri, të cilët dëshmuan dhe kontribuuan në sundimin e ligjit të Kosovës.
Kosova është shtet i pavarur, dhe si shtet i pavarur respekton dhe tregon respekt për të gjitha vendet, njëkohësisht pret respektim të ligjit dhe institucioneve të vendit nga vendet fqinje.
I tërë veprimi i sotshëm i policisë ka qenë në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. RrP
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...