Biznesmeni i njohur, Rrahim Pacolli, njëherit edhe drejtor i portalit arbresh.info ka reaguar pas zhvillimeve të fundit me Gjykatën Speciale.
Derisa është shprehur për mikun e tij, Hashim Thaçi, ish-presidentin e Kosovës, Pacolli thotë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte e drejtë dhe e pastër. Besoj në pafajësinë e ish-Presidentit të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht mikut tim Z. Hashim Thaçi dhe gjithë bashkë luftëtarëve të tjerë, që luftuan për mbrojtjen e popullsisë së pafajshme”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Në një deklarim në lidhje me ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për atë që ndodhi me Dhoma e Specializuara, Pacolli thotë se beson në pafajësinë e mikut të tij.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte e drejtë dhe e pastër. Besoj në pafajësinë e ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht mikut tim Z. Kadri Veseli dhe të gjithë bashkë luftëtarëve të tjerë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Sipas tij, edhe Rexhep Selimi do të mbrojë në Hagë, luftën e pastër të UÇK-së, dhe do të kthehet triumfues.
“Më herët e mora lajmin që mikut tim Rexhep Selimit i është ngritur aktakuza nga gjykata speciale, dhe jam i bindur që Rexha do ta mbroje luften e pastër te UÇK-së , dhe do te kthehet triumfues ne atdheun e vet”, është shprehur Pacolli.
Gjykata Speciale ende nuk ka publikuar akuzat që rëndojnë mbi Thaçin, Veselin e Selimin.
Ata kanë udhëtuar drejtë Hagës, dhe këto ditë do të dalin pranë gjykatësit të procedurës paraprake./arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...