Presidenti i Klubit Frankofon të Kosovës, Rrahim Pacolli ka shprehur mirënjohjen ndaj presidentit tashmë të ndjerë francez Jacques Chirac.
Mes tjerash Pacolli ka përmendur edhe takimin mes presidentit historik Ibrahim Rugova dhe atij francez, ku ky i fundit mori vendim për të marrë pjesë në fushatën bombarduese ndaj Serbisë.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Sot u nda nga jeta një mik i madh i Kosovës.
Ish presidenti francez Jacques Chirac na doli në ndihmë në kohë të vështira.
Ishte pikërisht presidenti i atëhershëm Ibrahim Rugova që bindi homologun e tij francez në takimin që u zhvillua në Champ Elysee se ndaj popullatës shqiptare në Kosovë kishte represion dhe spastrim etnik nga pushteti i Sllobodan Millosheviqit.
Chirac pas kësaj mori vendim që Franca të përfshihet në fushatën bombarduese kundër Serbisë, që përfundoi me çlirimin e Kosovës.
Përjetësisht falënderues për këtë njeri të madh. RrP
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK