Google ADS

Rrahim Pacolli paralajmëron padi për shpifje kundër Arbana Xharrës

23:18 | 17 Nëntor 2017
Arbresh.info

Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli, ka reaguar ndaj shpifjeve që Arbana Xharra ka bërë ndaj tij.

Ai në një status në rrjetin social facebook ka paralajmëruar një padi që do ta ngrish të hënën për Arbana Xharrën, pasi që siç potencoi Pacolli ajo i ka bërë dëm personalitetit, nderit dhe moralit të tij me shpifje.

Pacolli po ashtu ka kërkuar që të ndërpriten shpifjet ndaj secilit personalitet.

Statusi i plotë:

Në kuadër të propagandës së vazhdueshme të cilën më së miri di ta bëjë Arbana Xharra ,e cila përveç që ka degraduar në një servile të politikës dhe personave që dikur villte vrer ndaj tyre e sot u shërben me kënaqësi deri në përulësi, sot paska shpifur edhe ndaj meje e këtë e ka bërë mu në ditën e përfundimit të fushatës zgjedhore për balotazh.
Shpifjeve të ulëta të Arbana Xharrës do t’i përgjigjem në rrugë ligjore, qysh të hënën do të ngris padi pranë gjykatës kompetente për dëmshpërblim ndaj dëmit që më i është bërë personalitetit, nderit dhe moralit. Mjaft më me shpifje kundrejt secilit personalitet që nuk ju shkon juve përshtati. Rr.P

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme