Rrahim Pacolli ngushëllon familjen e Bajram Rexhepit

12:17 | 21 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryesuesi i Delegacionit për Kartonin e Gjelbër në bisedimet Kosovë-Serbi, Rrahim Pacolli ka shprehur dhimbjen për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka thënë së kontributi i Rexhepit si mjek gjatë luftës dhe në kohë paqeje si kryeministër do të mbahet mend gjatë, shkruan Arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

E nderuara familja Rexhepi

Më lejoni që të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të mjekut e ish kryeministrit Bajram Rexhepi.

Do të mbahet mend për kontributin e tij gjatë luftës si mjek dhe në kohë paqeje si kryeministër. Me respekt RrP

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme