Google ADS

Rrahim Pacolli mirëpret dënimin e kriminelit Ratko Mladiç

16:14 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Krimineli i luftës së Bosnjës, Ratko Mladiç është dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan arbresh.info

E këtij dënimi i janë gëzuar shumë figura në Kosovë, një prej tyre është edhe Sekretari Organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli.

Ai ka thënë se Mladiç për krimet dhe gjenocidin e shkaktuar në Bosnjë meritonte dënimin me vdekje.

Lexoni reagimin e tij të plotë:

I gëzohem dënimit nga Gjykata e OKB-së në Hagë të “Kasapit të Bosnjës”, Ratko Mladić, për gjenocidin dhe mizoritë e tjera në luftën e Bosnjës të viteve 1990. Atij iu dha dënimi me burgim të përjetshëm duke qenë në krye të forcave gjatë masakrës së myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë dhe rrethimit të Sarajevës. Por, për gjithë këto mizori ai ka merituar dënimin me vdekje. Rr.P

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme