Rrahim Pacolli merr pjesë në takimin e Këshillit të Biznesit Francë-Kosovë (VIDEO)

12:18 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Odës frankofone, Rrahim Pacolli është duke marr pjesë në takimin e nivelit të lartë të Këshillit të Biznesit Francë-Kosovë të MEDEF International që mbahet në Paris.

Në këtë takim është duke marrë pjesë edhe Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi.

Pacolli ka falenderuar presidentin Thaç për pjesëmarrje duke thënë se në këtë takim kanë biseduar rreth zgjerimit dhe forcimit të marrëdhënieve biznesore ndërmjet Francës e Kosovës.

Statusi i plotë:
Me rastin e takimit me Medef International në Paris ku mori pjesë edhe Presidenti i Shtetit, z. Hashim Thaçi, biseduam rreth zgjërimit dhe forcimit të mardhënieve biznesore ndërmjet Francës dhe Kosovës. E falenderoj Presidentin e Republikës së Kosovës dhe minstrat e Qeverisë për prezencën dhe kontributin e tyre gjatë kësaj mbledhje të rëndësishme për shtetin tonë. RrP

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme