Sekretari Organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli, kërkon nga bashkësia ndërkombëtare dhe në veçanti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të bëjnë një hetim ndërkombëtar dhe “Grupi i Kumanovës” të dalë para një gjyqësori të pavarur.
“Kjo drejtësi e pavarur duhet të merret, përveç me të akuzuarit për rastin në Lagjen e Trimave, edhe me dyshimet për ekzekutim pas arrestimit të Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, dhe disa të tjerëve.Ata që dyshohet se i kanë ekzekutuar personat e arrestuar duhet të hetohen në mënyrë të pavarur që të marrin edhe ata ndëshkimin e merituar,” ka shkruar Pacolli në Facebook.
Sipas tij, ndërhyrja e gjyqësorit ndërkombëtarë është e pashmangshme.
“Ne, shqiptarët e Ballkanit, nuk duhet të lejojmë që vëllezërit të na dënohen si në totalitarizëm,” ka shkruar ai.
Pacolli thotë se edhe Qeveria e Zoran Zaevit duhet të kërkojë hetim ndërkombëtar për arsye se, siç shkruan ai, “dihet botërisht se në Maqedoni, në të kaluarën, shqiptarëve ju kanë bërë gjyqe të montuara në shumë raste.”/arbresh.info/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...