Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj është sulmuar mëngjesin e sotëm deri sa po dilte nga banesa e tij.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, Zogaj është sulmuar brutalisht nga persona ende të panjohur
“Sot, rreth orës 07:00 të mëngjesit duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, nga persona deri më tash të panjohur është sulmuar brutalisht Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Sokol Zogaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Zogaj aktualisht gjendet në QKUK për shërim.
Ministria e Drejtësisë dënon ashpër sulmin brutal ndaj z. Zogaj, dhe i fton organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunoj me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj z. Zogaj./Arbresh.info/
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...