Google ADS

Rrahen dy gra në Fushë Kosovë, njëra përfundon në QKUK

08:39 | 14 Shtator 2023
K.B

Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një tjetër grua.

Policia njofton se e dyshuara është dërguar në QKUK.

Rasti thuhet të ketë ndodhur dje rreth orës 16:33.

“Fushë Kosovë 13.09.2023 – 16:33. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Në konsultim me prokurorin e dyshuara është dërguar në QKUK”, njofton policia.

Rasti nën hetime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme