Google ADS

“Rotaviruzi”, simptomat që po e bëjnë secilin të mendoj se është infektuar me koronavirus

09:08 | 8 Gusht 2020
A Z

Në kohën e pandemisë së Coronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, tashmë kanë filluar të shpërfaqen edhe simptoma të infektimeve ‘Rotaviruz’, të cilat janë të ngjashme me koronavirusin.

Nita Kutllovci, doktoreshë në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF), për arbresh.info tha se, numri i pacientëve nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare ka filluar të rritet, krahas numrit të të infektuarve me COVID-19.

Ajo thotë se, viroza sezonale ‘Rotaviruzi’ shkakton probleme në traktin e tretjes që manifestohet me vjellje dhe diarre.

“Viroza ka pasur gjithmonë jo vetëm Coronavirusi, problemi është që tek qytetarët është krijuar një panik, ku secili pacient me simptoma të ngjashme me Coronavirus po mendon se është i infektuar me coronavirus. Në QKMF rastet deri më tani që kanë ardhur kanë qenë me sëmundje infektive apo me viroza të ndryshëm, jo vetëm me Covid-19, por me edhe me viroza sezonale siç është ‘Rotaviruzi’ ka shkaktuar probleme në traktin e tretjes që manifestohet me vjellje dhe barkë qitje”, tha ajo.

Tutje tha se, Klinika Infektive është mbingarkuar me pacient nga Covid-19, dhe nuk po trajtohen virozat e tjera, dhe barra ka rënë në QKMF.

“Pacientet me simptoma lajmërohen së pari në QKMF marrin trajtimin fillestar dhe pastaj i orientojmë në QKUK në Klinikën Infektive për trajtim të mëtutjeshëm. Tani meqenëse Klinika Infektive është mbingarkuar me pacient nga Covid-19, nuk po trajtohen virozat e tjera në Klinikën Infektive dhe barra gjithmonë po bëjnë mbi Qendrën Kryesorë të Mjekësisë Familjare. Prandaj ne po mundohemi edhe ta qetësojmë situatën sepse jo të gjithë pacientet që lajmërohen në QKMF tonë janë të infektuar me coronavirus për shkak që ka edhe shumë virus të tjerë që shkaktojnë sëmundje dhe jo vetëm COVID-19”, u shpreh ajo.

Doktoresha Kutllovci, rekomandon që qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë udhëzimet e IKSHP-së.

“Bëjë apel tek qytetarët që mos të bëjnë panik sepse paniku edhe neve po na e vështirëson punën por edhe qytetarët po i tmerron. Prandaj edhe këshillat e mia janë të njëjta ashtu siç i ka rekomanduar IKSHP-ja. Të gjithë pacientet që kane ethe temperatura diarre, vjedhje, plogështia dhimbja muskulara, dhimbja e fytit të lajmërohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, ka thënë Kulltovci./A.Zeka/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/766111160638022

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme