Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj priti sot Rosario Petta, kryetarin e komunës arbëreshe Piana degli Albanesi në Sicili.
Haradinaj, siç njofton kumtesa qeveritare, e ka emëruara Rosario Pettan këshilltar të jashtëm që do të merret me çështjet e arbëreshëve. Petta nga Haradinaj u nderoi atë me Medaljen e Skënderbeut, për kontributin e dhënë në avancimin e raporteve.
“Arbëreshet e Italisë përgjatë shekujve kanë treguar vetëdije të lartë në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe historike të shqiptarëve. Kjo është një vlerë e madhe e jona të cilën duhet ta ruajmë dhe ta avancojmë”, tha Haradinaj me këtë rast.