Roma është duke kërkuar ta përforcojë repartin ofensivë.
Shumë emra janë përfolur si të mundshëm për t’iu bashkua ‘Giallorosëve’, por duket se në fund do t’i bashkohet spanjolli Deulofeu.
Sulmuesi këmbëshpejtë nuk ka gjetur hapësirat e duhura te Barcelona dhe ka kërkuar largimin nga klubi.
Mediat italiane kanë raportuar se Roma tani ka dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës për sulmuesin.
Verdhekuqtë kanë ofruar pesë milionë euro për huazimin e lojtarit dhe 20 të tjera në fund të sezonit për blerjen përfundimtare.
Ende nuk ka një përgjigje konkrete nga Barcelona e cila po kërkon që ta shesë menjëherë lojtarin e tyre.
Gjithsesi kryeqytetasit janë në bisedime me Barcelonën edhe për mbrojtësin Aleix Vidal.
Marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet gjatë ditëve të para të javës së ardhshme.
Kujtojmë që Deulofeu ka luajtur më parë në Serie A me Milanin ku kishte shënuar katër gola dhe kishte bërë katër asistime në 17 takime. /Telegrafi/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?