Google ADS

Roli i Presidentit në dekretimin e mandatarit

09:56 | 7 Korrik 2017
arbresh.info

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, neni 95 i saj e specifikon qartë, se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, presidenti i Republikës së Kosovës në konsultim me partinë politike, apo me subjektin, apo me koalicionin që është fitues i zgjedhjeve e dekreton mandatarin që i ka fituar zgjedhjet për krijimin e qeverisë, shkruan DW.

Mandatari në afat prej 15 ditësh është i obliguar që të shkojë në Kuvend me listën e qeverisë dhe të votohet.

Nëse nuk votohet dhe nuk i fiton votat e nevojshme prej 61 deputetësh, atëherë, konsiderohet që qeveria nuk është zgjedhur te mandatari i pare, transmeton arbresh.info.

Më pas brenda afatit prej dhjetë ditësh, është në “diskrecionin” apo vullnetin e e Presidentit nëse do t’ia japë mandatin partive të dyta dhe të treta (në bazë të përqindjeve në zgjedhje) që i sigurojnë 61 vota për ta bërë qeverinë, apo të shpallë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.

Kështu thuhet në një interpretim të kushtetutës të bërë në vitin 2014, ku Kosova për më shumë se gjashtë muaj nuk mundi të krijonte qeverinë.

Në bazë të këtij interpretimi një gjë është e qartë: “posti i kryetarit të kuvendit i takon partisë apo koalicionit fitues të zgjedhjeve, në këtë rast koalicionit fitues PAN”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme