Ambasada e Suedisë në Prishtinë në bashkëpunim me Global Girl Media do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Grave duke punuar së bashku për të nxjerrë në pah profilet e grave, ekspertët dhe modelet e roleve nga Kosova. Për këtë për Ditën e Gruas, është organizuar Fushata globale WikiGap.
Visare Gorani Gashi nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, tha se Fushata globale WikiGap, po organizohet në 40 ambasada të Suedisë në botë.
“Qëllimi është që të kemi barazi në mediat online. Ky organizim bëhet në bashkëpunim me Global Girl Media, Alter Habitus, Hallakate, etj”, tha ajo në RTK.
Kurse Eli Krasniqi nga Alter Habitus, theksoi se është shumë me rëndësi kur të hulumtohet për një çështje të caktuara.
‘Kur merr ndonjë punë për të hulumtuar, shihet se burrat janë aty, pra ky është një problem global dhe jo vetëm në Kosovë dhe referencë janë kryesisht shkencëtarë burrat. Historia shqiptare është kryekëput vetëm për burrat, gratë janë lënë anash. Nëse flasim për historinë shqiptare, thuhet se “nënat e heronjve”, “gratë e heronjve” etj”, tha ajo.
Ndërsa Rozafa Kelmendi nga UN Women, theksoi se roli i grave në botë është i heshtur. “Ky është fatii i tyre, ky fat i kanë ndjekur ato, edhe tani po i ndjek, për atë kemi organizuar WikiGap”, tha ajo./RTK/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...