Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka takuar sot Ipeshkvin e Kosovës Imzot Dodë Gjergji me të cilin kanë diskutuar për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare dhe rolin e tyre në shtetndërtimin e Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se bashkëjetesa, toleranca dhe harmonia ndërfetare janë elemente kyqe për shtetndërtimin e Kosovës.
Ai e ka falënderuar Imzot Dodë Gjergjin për bashkëpunimin e treguar, ndërsa ka shprehur bindjen se Kosova do të vazhdojë të mbetet shembull i harmonisë fetare në rajon dhe më gjerë.
“Toleranca fetare, bashkëjetesa dhe harmonia janë vyrtyte që e kanë karakterizuar popullin e Kosovës ndër vite. Këto elemente janë kyqe për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe jam i bindur që Kosova do të vazhdojë të mbetet shembull për vendet e tjera në këtë drejtim”, ka thënë Hoxhaj.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin