Google ADS

Rohde: Takimi i Kurtit me pesëshen diplomatike, nënvizon angazhimin për zgjidhje të qëndrueshme

16:52 | 21 Tetor 2023
E.K

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se takimi i sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me pesëshen diplomatike nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme.

“Mbledhja e sotme e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve nga Gjermania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Italia, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë përshpejtimin e integrimit të plotë në familjen euroatlantike”, ka shkruar Rohde në platformën “X”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme